DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Tepelenë, kapën dhe ndaluan shtetasin Q. Ç., 51 vjeç, banues në Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi N. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasit N. N dhe Dh. M. (të dy të ndaluar, trajnerë të ekipit të futbollit, ku luante vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi A. S., i cili është goditur më parë nga këta 2 shtetas).
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Ç., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 23-vjeçare se ky shtetas i ka shpërndarë materiale me përmbajtje të papërshtatshme, në rrjete sociale, si dhe se e përndjek në këto platforma.
Ditën e djeshme, në rrugën “Gjergj Kastrioti, ka humbur jetën, dyshohet prej shkaqeve natyrale, teksa drejtonte kamionin, shtetasi M. H., 70 vjeç. Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Po punohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.