DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në qarkun Vlorë.
✅ I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale, ndalohet 17-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, nisën punën për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e shpejta hetimore, analizimi i kamerave të sigurisë dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.
✅ I akuzuar për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.