DVP Vlorë – I vodhi 40 000 lekë një shtetasi në rrugë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari

DVP Vlorë

•I vodhi 40 000 lekë një shtetasi në rrugë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.

I mituri, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “1 Maji”, në rrugë, i kishin vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, një shtetasi 17 vjeç, banues në Vlorë.

•Specialistët e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi mëngjesin e sotëm, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Sh. H., 58 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, në spital.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.