Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin S. N., 40 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan doza lëndësh narkotike kokainë dhe kanabis.
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, pasi në fshatin Gjorm, Selenicë, dyshohet se është vetëvrarë në banesën e tij, shtetasi U. G., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin B. A., 19 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

