DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. L., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2024, në lagjen “Hajro Çakerri”, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të paidentifikuar, për motive të dobëta, ka goditur me grushte gjatë detyrës, si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, të moshës 15 vjeç, pasi dyshohet se më datë 27.02.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, janë konfliktuar për motive të dobëta me disa bashkëmoshatarë të tyre, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një prej tyre, 16 vjeç.
Gjithashtu, specialistët referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 27.02.2025, një shtetase e mitur, 12 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës, në lagjen “Pavarësia 2”. E mitura u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
•R. R., 49 vjeç, me shtetësi italiane dhe banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•A. M., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.