DVP Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•A. M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.