DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht 4 dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe të Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan shtetasit:
•D. D., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•Sh. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Vasil Puka”, dyshohet se, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është aksidentuar me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;
•H. K., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për shtetasit:
•K. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa paketa cigaresh me vlerë 10 000 lekë në një dyqan në lagjen “H. Çakërri”;
•O. R., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një palë syze në një dyqan në lagjen “Lef Sallata”;
•B. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar;
•D. B., 30 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një 30-vjeçare, banuese në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.