DVP Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan për të njëjtën vepër penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasit:

N. J., 32 vjeç, banues në Orikum, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

S. C., 20 vjeç, banues në Orikum, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluam Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Sot, në zonën e Lungomares, në afërsi të portit të Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 80 vjeçe, dyshohet se ka rrezikuar të mbytet në det. Ajo është nxjerrë nga uji, nga dy turistë, dhe më pas është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetases dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.