Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin V. V., 50 vjeç, banues në Lepenicë, sepse në fshatin Lepenicë, i ka dëmtuar murin e banesës, shtetases M. A., 35 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.