DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 7 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasit I. B., 66 vjeç, E. H., 41 vjeç, B. S., 36 vjeçe, A. Sh., 35 vjeç, M. Ç., 45 vjeç dhe E. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. D.(Gj)., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se këta shtetas, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë marrë një sipërfaqe toke, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, në të cilën janë ndërtuar disa objekte banimi dhe hotele.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin B. M., 37 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin L. L., 59 vjeç, banues në Navaricë, Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.