DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, sepse është konstatuar duke kryer punime në një ndërtesë në fshatin Qeparo, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin Dh. S., 44 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, sepse për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin I. S., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
——
Më datë 05.01.2022, shtetasja L. A., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka kallëzuar se më datë 03.01.2022, është larguar nga banesa, pa njoftuar, bashkëshorti i saj, shtetasi N. A. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.