Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– B. Y., 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– F. L., 68 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.