DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 27 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit D. B., 29 vjeç dhe D. Ç., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur kapakët e pusetave, në lagjen “28 Nëntori”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi B. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen” 28 Nëntori”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit P. K., 61 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe F. F., 26 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi kanë dhunuar fizikisht njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin P. Zh., 40 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, me detyrë Drejtor i Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. S., 55 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se shtetasi P. Zh. ka lejuar një firmë ndërtimi, të vazhdojë ndërtimin e një pallati në lagjen nr.4, Sarandë, pa dokumentacionin përkatës.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit L. B.,28 vjeç, F. I., 32 vjeç, K. L.,25 vjeç, D. I., 26 vjeç, V. B., 47 vjeç, E. N., 23 vjeç, H. M., 27 vjeç, E. V., 36 vjeç, T. V., 34 vjeç, E. D., 35 vjeç, E. V., 25 vjeç, G. T., 19 vjeç, I. H., 25 vjeç, G. B., 50 vjeç, A. Ç., 39 vjeç, K. Z. 36 vjeç, A. K., 50 vjeç, S. Gj. 19 vjeç, R. V., 24 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, L. Sh., 20 vjeç, Y. A., 50 vjeç dhe E. R., 49 vjeç, pasi këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Flamurit” lagja nr.1, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.