DVP Vlorë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.
Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.