DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin P. S., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi E. P. (në të cilin ishte pasagjer shtetasi P. S.) gjetën pajisje që shërbejnë për grirjen e lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim dy shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë konfliktuar me një shtetas të mitur, në automjetin e tyre dhe më pas në një lokal. Punohet për kapjen e 2 të miturve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.