DVP Tiranë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. Z., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mëngjesin e sotëm, në Kombinat, duke drejtuar automjetin, ka tentuar të kalojë nga trotuari në rrugë, por gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali në anë të rrugës. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit kapën shtetasin në kërkim G. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. O., 35 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.