Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
- A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit metadon;
- A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- J. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22 vjeçe;
- N. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Gjithashtu, nga këto struktura u arrestua shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit A. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. O., 44 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. V., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. M., 34 vjeç dhe P. Gj., 52 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
- H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë;
– F. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.