DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-D. V., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kokaine;
-E. H., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi Kokaine.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasin V. J., 51 vjeç, pasi u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga kontrollet, në celular iu gjet një faqe online aktive për vënien e basteve sportive, ndërsa me vete iu gjet një sasi Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 27 vjeç dhe E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një 66-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-vunë në pranga shtetasin S. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 36-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., 30 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 35-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit R. R.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., 32 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me 4 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. G., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mbesës së tij, si dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke në lagjen “Katund i ri”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka kanosur një punonjës policie.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e një rrethrrotullimi dhe më pas me godinën e një biznesi. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi E. K., i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për zjarrin e rënë në vendparkimin e automjeteve, në një pallat në rrugën “Gjik Kuqali”, bëjmë me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të godinës. Si pasojë e zjarrit janë djegur 1 automjet dhe 1 motomjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.