Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. Xh., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i gjetën një sasi të dyshuar Kokaine, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
– arrestuan shtetasin I. T(K)., 57 vjeç, pasi me datë 22.02.2025 ka vjedhur sende personale në banesën e shtetases E. C, dhe me datë 27.02.2025, ka vjedhur një dyqan rrobash. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sende/aksesorët të dyshuara të vjedhura;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur konkretisht: -Një 17 vjeçar ka kanosur nëpërmjet telefonit një 15-vjeçar dhe një 15 vjeçar ka kanosur nëpërmjet telefonit një 16-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi ka vjedhur skuterin elektrik të shtetasit E. P. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. P dhe A. P(babë e bir) pasi me vetëgjyqësi kanë goditur shtetasin A. Ç, në momentin që e kanë konstatuar me skuterin e vjedhur.
-shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, ish bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-E. Sh., 24 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, pasi u konstuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-V. K., 56 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues M. G;
-I. M., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, i cili ishte i parkuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 16, 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 1 mjet prerës, 1 send i fortë dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. T., 50 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 22-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas konkretisht: A. D., 35 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 24-vjeçar dhe për shtetasin E. G., 21 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 37-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. D., 34 vjeç dhe B. M., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
—Ditën e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Krujë shtetasja N. G, e cila ka kallëzuar se me datë 23.02.2025, është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 13-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Informacion paraprak
Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.