DVP Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin J. F., 37 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur dy monopatina dhe dy biçikleta, në vende të ndryshme, gjatë ditëve të fundit.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmim seksual”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dy mjete prerëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën;
I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve;
I. Ç., 42 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar;
E. S., 52 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, brenda të cilit ndodheshin dy shtetase, të cilat janë dëmtuar lehtë;
A. P., 42 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen M. K., 75 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
A. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.