DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Xh., 44 vjeç dhe A. N., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

E. Xh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

A. K., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;

N. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen A. G., 38 vjeçe, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. P., E. A., N. Dh. dhe O. M., pasi si pjesë e këshillit dhe stafit të një enti publik, jobuxhetor, kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka urdhëruar pezullimin e zbatimit të veprimeve administrative, duke kryer veprime financiare pa patur atribute për kryerjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. Sh., 41 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit D. P. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për shtetasin E. P., pasi në momentin që ka konstatuar shtetasin B. Sh. me biçikletën e vjedhur të vëllait të tij, me vetëgjyqësi e ka goditur me grusht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E.(F.). D., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. M., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit G. C., 43 vjeç, O. G., 22 vjeç, M. H., 51 vjeç dhe H. Gj., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për shtetasit I. O., 34 vjeçe dhe R. M., 35 vjeç, me detyra respektive drejtuese teknike dhe drejtues kantieri të një firme ndërtimi, pasi në një kantier ndërtimi të kësaj firme, është rrëzuar gjatë punës, shtetasi A. M., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është paraqitur një shtetase 16 vjeçe, e cila ka deklaruar se është konfliktuar me dy bashkëmoshatarë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. Z., 50 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, ka braktisur automjetin dhe është larguar. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 15.02.2025, për thyerjen e xhamit të derës së një filiali për dhënie kredie, në të cilin nuk ishte vjedhur asgjë, bëjmë me dije se nga veprimet hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 2, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi V. N., 50 vjeç, i cili ka dëmtuar xhamin e derës. Vijon puna për kapjen e tij.

-Me datë 16.02.2025, gjatë natës, në rrugën “Abdyl Frashëri” janë vjedhur një shumë parash prej 1200 euro në biznesin me administratore shtetasen E. Gj. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.