DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po nga këta specialistë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 38 vjeç dhe F. C., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi F. C është kapur në flagrancë me një sasi prej 25 gramë
lënde të dyshuar narkotike kokainë të cilën deklaroi se ja kishte blerë shtetasit E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit N. Xh., 50 vjeç dhe H. H., 44 vjeç, pasi janë konstatuar duke transportuar me kamionat e tyre përkatëse mbetje dherash. Gjithashtu, këta shtetas janë munduar të ndryshonin destinacionin e shkarkimit të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit N. Xh., 35 vjeç, pasi i ka marrë automjetin shtetasit K. Sh., dhe e ka shitur për pjesë këmbimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

T. M., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas duke drejtuar mjetin autobuz dyshohet se ka aksidentuar shtetasen S. K., 81 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

H. R., 35 vjeç dhe E. I., 22 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Informacion paraprak- Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.