DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.N, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.S, 43 vjeç, pasi me datë 15.12.2024, ka vjedhur paisje të ndryshme elektronike në një market. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, gjithashtu është autor i vjedhjes së një shumë parash dhe disa produkteve në një subjekt, vjedhje e ndodhur me datë 17.01.2025. Punohet për dokumentimin e ngjarjeve të tjera ku dyshohet se ky shtetas është I përfshirë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.Xh, 21 vjeç, pasi rreth orës 13:15, me datë 18.01.2025, në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet se për shkak të një parakalimi të gabuar është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtues A.Gj. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A.Gj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi A.Gj, pasi dyshohet se për arsyje të mosrregullimit të shpejtësisë dhe mosmbajtjes së distancës së sigurisë është përfshirë në një përplasje me 2 mjete të tjera.

Më datë 18.01.2025, shtetasi E.Sh, kallzon se, prej datës 16.01.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, nipi i tij, shtetasi F.I, 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 18.01.2025, shtetasi F.H, kallzon se, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij shtetasi K.H, 25 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.