DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1 arrestoi shtetasin A. H., 50 vjeç, pasi ka vjedhur një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore dhe arka plastike, në një dyqan në rrugën “Ali Demi”.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
K. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Niko Avrami”, nuk i është i bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur;
A. Gj., 28 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
L. Ç., 46 vjeç, pasi në Ndroq, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
A. C., 19 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse.
Komisariati i Policisë Nr. 1 ka gjetur një 14-vjeçar që ishte shpallur në kërkim policor, më datë 03.12.2024, për largim nga banesa.
Më datë 06.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit E. D., 37 vjeç (administrator në një firmë ndërtimi) dhe A. M., 28 vjeç (inxhinier ndërtimi), pasi në Sauk të Vjetër, në një pallat në ndërtim nga kjo firmë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, punëtori, shtetasi S.C, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Më datë 06.01.2025, u referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeçar, pasi në Vorë, në afërsi të një shkolle, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës.
Informacion paraprak/Më datë 07.01.2025, rreth orës 05:50, në Kamëz, është gjetur i pajetë nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, në banesë, shtetasi P. J., 29 vjeç. Po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.