Tiranë
Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasit: V.M, 32 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe A.Gj, 30 vjeç, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi në pikën e kontrollit, shtetasi V.M, ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë në detyrë, ndërsa shtetasi A.Gj, pasagjer në mjet, i ka kundërshtuar duke mos pranuar kryerjen e procedurave policore.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit:
A.N,26 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë;
T.N, 36 vjeç, pasi në rrugën “Islam Alla” sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve e Forcës “Shqiponja” ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
D.I, 19 vjeç, pasi në rrugën “Fatmir Haxhiu” gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Forcës “Shqiponja” gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës(thikë).
Komisariati i Policisë Nr.5, kapi e ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M.G, 41 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Po nga Komisariati i Policisë Nr.5 u arrestua shtetasi V.P, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
V.D, 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit si dhe i ka fyer e kanosur me fjalë;
G.P, 28 vjeç, pasi tek mbikalimi i Unazës së Re, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues B.L, 40 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Nr.4, referoi materialet dhe po punon për kapjen e shtetasit E.L, 19 vjeç, pasi sëbashku me një person tjetër ende të paidentfikuar për shkak të një borxhi, kanë kanosur shtetasin A.Sh, 38 vjeç. Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak: Me datë 05.01.2025, shtetasi A.R, rreth 47 vjeç, është dëmtuar me sende të forta gjatë një konflikti fizik me persona të panjohura, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për idenifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.