DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Komisariati i Policisë Nr.2, bëri kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim F.U,32 vjeç, pasi Gjykata e Lezhës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Kundershtim i punonjësit të rendit publik”. Shtetasi F.U, iu dorëzuar DVP Lezhë për veprime të metejshme hetimore.

Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë shtetasin P.S, 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Nr.3 arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit në dhomën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasen Xh.N, 37 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe vëllait më kundërshtim me urdhërin e mbrojtjes.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi shtetasin E.T, 27 vjeç si dhe filloi proçedimin në gjendje të lirë për shtetasit K.A, 19 vjeç, A.A, 24 vjeç dhe B.H, 27 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” , pasi gjatë një konflikti me shtetasin B.H në servisin e tij aksidentalisht shtetasi E.T, ka dëmtuar nënën e shtetasit B.H, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Krujë arrestoi në flagrancë shtetasin D.N, 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Sektori i Qarkullimit Rrugor I.M, 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.