DVP Tiranë
Stacioni i Policisë Farkë kapi dhe ndaloi shtetasin B. M., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 29.12.2024, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N. dhe disa materiale ndërtimi në garazhin e shtetasit A. M.
Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
M. K., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
F. D., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
A. M., 23 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
Më datë 30.12.2024, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. M., 29 dhe A. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën si korrier të një poste. Pasi dorëzonin pakot e porositura nga klientët, ata merrnin paratë por nuk i arkëtonin pranë arkës së subjektit, duke përdorur metoda të ndryshme që të mos identifikoheshin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.