DVP Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontrata 2”

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, operacioni policor i koduar “Kontrata 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

I siguroi një shtetasi të huaj, kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari (shtetas kosovar).

Procedohet penalisht 24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument (vizë) të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari.

Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. M. i ka siguruar kontratë punësimi fiktive shtetasit A. K., nga Bregu i Fildishtë, me qëllim që pasi ai të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte atë, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e huaj, A. K., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅