DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. I., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, ka paraqitur dokumente (pasaportë dhe leje për qëndrim në Gjermani) të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin F. Sh., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka vjedhur çantën me një shumë parash, një shtetasi, banues në Shkodër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 19 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Koplik-Hani i Hotit”, në fshatin Bajzë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit A. P., 19 vjeç, dhe R. H., 19 vjeç, te dy banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.