DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin S. P., 20 vjeç, banues në fshatin Boks-Rrasek, Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka ndryshuar atij, masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, tregtimi i armëve bërthamore ose kimike”.
Malësi e Madhe/Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.