DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. D., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në biznesin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i 3 rasteve të ndryshme të vjedhjes, në Shkodër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 26 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje, në fshatin Theth. Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në fshatin Shtoj, financuesi i këtyre ndërtimeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në fshatin Lumbardh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 52-vjeçar.
Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur një automjet “Audi Q5”, në pronësi të shtetasit B. Sh., 49 vjeç. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.