DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet në PKK Muriqan, i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. P., 64 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë një shtetas 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili lëvizte me biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi Y. P. është kapur nga shërbimet e Policisë, 1 orë pas aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Fushë Arrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.