DVP Lezhë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
✅Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar mbi akuza të ndryshme, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
1.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, vunë në pranga K. N., banues në fshatin Kakarriq. Ai u kap gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
2.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vunë në pranga shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Cërrik, sepse u kap në flagrancë në një lokal në qytetin e Lezhës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Më tej, këto shërbime arrestuan shtetasin Ll. P., 63 vjeç, banues në fshatin Spiten, pasi ka vjedhur biçikletat e 2 shtetasve, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 41 vjeç, banues në Milot, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar rrethimin e sipërfaqes së tokës në pronësi të shtetasit A. P., si dhe se lënë në kundërshtim me ligjin, në këtë sipërfaqe toke, disa mjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.