DVP Lezhë – Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.(K.). L., 34 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, pasi ka kanosur me thikë fqinjën e tij, për motive të dobëta.
Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. P., banues në Lezhë, i shpallur në kërkim veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur 14-18 vjeç “.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kurbin u bë ndalimi i shtetasit D. H., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi dyshohet të ketë vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Z. F. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit D. H., u gjet dhe u sekuestrua një sasi municion luftarak.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.