DVP Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lezhës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin P. G., banues në fshatin Ndërfushas, Mirditë, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme dhjetra pemë lisi, në këtë fshat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.