DVP Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kirbernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. F., 40 vjeç dhe V. Gj., 38 vjeçe, banues në Greqi, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. P. se dyshon që këta kanë postuar në rrjete sociale, foto dhe tekste fyese për djalin e tij që nuk jeton.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. A, 42 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, të Komisariatit të Policisë Lezhë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

S. G., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 33 vjeçe. 33-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje të menjëhershme;

R. P., 19 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Ishull Lezhë, ka goditur me grushte shtetasin F. R., 50 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin K. R., 23 vjeç;

A. D., 57 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në Mirditë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.