DVP Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 28 vjeç dhe K. P., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., 23 vjeç, banues në Laç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Nga rrëzimi ka pësuar dëmtime të lehta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka vendosur pajisje për përgjim në banesën e së fejuarës së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokuroi ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., 36 vjeçe, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, për datat e takimit me fëmijën e tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. S., 58 vjeç, banues në fshatin Perlat, pasi është konfliktuar fizikisht për motive të dobta, me shtetasin Z. D, 63 vjeç, banues në Perlat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.