DVP Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. G., 65 vjeç, banues në Laç, pasi në aksin rrugor “Patok-Laç”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. K., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për një 16-vjeçar, banues në Fushë Gjormë, pasi u konstatua në qytetin e Laçit, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.