DVP Lezhë
Ekzekutohen 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e prokurorit të çështjes ka ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si më poshtë:
-masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit J. M., 35 vjeç, banues në Fushë Mamurras, me detyrë drejtor i IMT, bashkia Kurbin;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë;
-masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit:
R. I., 38 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
Sh. P., 57 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin;
A. P., 41 vjeç, banues në Milot, me detyrë inspektor i IMT, bashkia Kurbin.
Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok,
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.