DVP Lezhë/Arrestohet 1 shtetas, procedohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Lezhë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda:

-arrestuan në flagrancë shtetasin F. K, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarak, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe për dy të mitur 15 dhe 16 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;

-shpallën në kërkim shtetasin L. J..

Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të blinduara, të cilat përdoreshin nga këta shtetas, për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.