DVP Kukës/Iu gjet lëndë narkotike kanabis në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 21-vjeçari

DVP Kukës

Iu gjet lëndë narkotike kanabis në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 21- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 21 vjeç, banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi I. K. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.