DVP Kukës, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Kukës

Komisariati i Policisë Kukës shpalli në kërkim shtetasit L. M., 27 vjeç dhe Gj. M., 30 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririn e tyre, shtetasin S. M., 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

//
Komisariati i Policisë Tropojë arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. H., 56 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.