DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 21.03.2022, në rrugën Ravonik-Korçë, ku si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “BMW”, u dëmtuan dy pasagjerë, shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit S. T., 21 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të dy këta shtetas kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, duke qenë se po udhëtonin me mjetin tip “BMW”. Shtetasi Q. Sh. dyshohet se drejtonte mjetin, ndërsa 21-vjeçari S. T. ishte pasagjer, së bashku me tre shtetas të tjerë. Shtetasi S. T., i dëmtuar nga aksidenti, është paraqitur për mjekim në spitalin e Korçës, ku nuk ka treguar rrethanat e aksidentit, por ka deklaruar se është rrëzuar nga biçikleta, në banesën e tij. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit Q. Sh.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit:

B. D., 34 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 10 m sterë dru zjarri, pa leje;

S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi ky shtetas u kap në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 7 m sterë dru zjarri, pa leje.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin Xh. G., banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi duke djegur disa shkurre në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 700 m² sipërfaqe pyjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
[2:47 pm, 24/03/2022] Genti Mullai: Vau i Dejës/Shkodër

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.