DVP Korçë
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në qytetin e Korçës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Gjithashtu 61-vjeçari, është përfshirë në një konflikt dyshohet për motive pronësie, me tre komshinjtë e tij, gjatë të cilit i ka kanosur dhe goditur fizikisht, ku edhe shtetasit N. H., F. H., dhe Sh. H., kanë dëmtuar lokalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.