DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. F., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ky shtetas ka për të vuajtur edhe 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Ziçisht, Devoll, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht një 48-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të dy banues në Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.