DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Rilindasit”, Korçë, u kap nga shërbimet e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. B., 59 vjeç, banues në Memëlisht, i cili ndodhet për mjekim në spital.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe po vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi në fshatin Vranisht, Devoll, dyshohet se i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 56-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.