DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 48 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga punonjësit e Ujësjellësit Korçë, iu konstatua lidhje e dyfishtë e furnizimit me ujë të pijshëm, jashtë aparatit matës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.