DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 2 celularë, në dy banesa. Gjithashtu, 41-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr 1, Pogradec, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të ndaluar automjetin që drejtonte.
Më datë 24.03.2024, në fshatin Vidohovë, Devoll, në kufi me shtetin grek, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me bimësi dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5.5 hektarë. Nga veprimet hetimore dyshohet se vatra e zjarrit ka rënë në territorin grek dhe më pas flakët janë përhapur në territorin e Shqipërisë. Vijon puna hetimore për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.