DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, u kap duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.