DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetases B. Sh., 40 vjeçe, banuese në fshatin Progër, Devoll, pasi në këtë fshat, kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Th. K., 26 vjeç, një varëse floriri me kryq, një unazë floriri dhe një orë dore, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin K. L., 36 vjeç, banues në fshatin Gjonç, Kolonjë, pasi në hyrje të qytetit të Ersekës, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, fuoristradë, duke transportuar një sasi dru zjarri, pa leje.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë e Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasit D. G., banues në fshatin Neviçisht, Korçë dhe A. T., banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në këto fshatra shtetasit e mësipërm, janë konstatuar duke kryer punime pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.